TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin me tritol, ku mbeti i plagosur punonjësi i Tatimeve, Enea Busukja.
Sipas bluve të Shkodrës, shpërthimi ka ndodhur sapo 38-vjeçari ndezi makinën. Për pasojë Enea Busukja mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga pamjet shihet dera e garazhit pranë mjetit ku ndodhi shpërthimi e shkatërruar, si edhe një motor i dëmtuar në tokë.
Sipas burimeve, tritoli ishte vendosur në motorin që ndodhej pranë makinës së 38-vjeçarit.
Shpërthimi i telekomanduar i lëndës plasëse ka ndodhur në momentin kur Enea Buzukja ka hipur në makinë dhe ndezi automjetin e tij. Blutë informojnë se ai ndodhet në spital jashtë rrezikur për jetën, ndërsa ka marrë një plagë në dorë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:35, në lagjen “Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.