AKTUALITET, 25 Shtator 2025, 09:17

U gjet i vrarë me thikë, 51-vjeçari kishte ftuar në banesë shokë, u konfliktua me njërin prej tyre! Mes të shoqëruarve, edhe autori! Përdorte dy emra

U gjet i vrarë me thikë, 51-vjeçari kishte ftuar në

Detaje të tjera dalin në dritë nga vrasja e 51-vjeçarit Valdon Beqiraj mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr. 12 të qytetit. Policia tha se nga ekspertiza mjekoligjore, ka rezultuar se 51-vjeçari kishte shenja dhune në trup si edhe plagët të shkaktuara me mjetin prerës, si pasojë e të cilave dyshohet se ka humbur jetën.

51-vjeçari përdorte edhe një emër tjetër, Marko Beqiraj dhe punonte si kamerier në një lokal me kohë të pjeshshme. Në fillim u raportua se ai është gjetur i pajetë nga nipi në banesën e tij, por ka rezultuar se ai ka qenë në banesën e kushërirës së tij. Familja e kushërirës ishte në emigracion dhe iu kishin lënë çelësin këtij për t’u kujdesur.

Beqiraj ftonte shokë dhe miq në banesë, ku edhe konsumonim ndonjë dozë lënde narkotike. Dyshohet se ka pasur një sherr me njërin prej të ftuarve, i cili i ka marrë dhe jetën.  Policia ka bërë disa shoqerime, mes të cilëve dyshohet edhe autori i krimit.

Ai ishte i martuar dhe baba i një djali 12-vjeç. 

"Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës. Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje", njofton policia.