TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Silva Caka, ish deputete e LSI, e njohur si një ndër personat më të besuar të Ilir Metës, ka kaluar papritur "ylberin" duke u bërë, as më shumë dhe as më pak, zv.Ministre e Brendshme në kabinetin e Edi Ramës!
Mirëpo zonja Caka, ka patur vazhdimisht qëndrime mjaft të forta, në kufijtë e fyerjeve, ndaj Ramës dhe qeverisë së tij, duke kulmuar me etiketimin e kryeministrit si një "sociopat me kartelë" nga i cili nuk duhet pritur empati.
Megjithatë, marrja e Cakës në kabinet, tregon se empatia e Edi Ramës, qenka mjaft e bollshme...
Po kështu Caka ka deklaruar vazhdimisht se Rama është pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Tashmë zonja Caka, do të bashkëpunojë ngushtë me "sociopatin me kartelë" në qeverinë e cila ka shpallur si synim pikërisht integrimin e vendit në BE brenda vitit 2030!
Deklarata e Silva Cakës në 2022:
"Nëse vazhdojmë tronditemi me reagimet e pagjak të Edi Ramës, atëherë i bejmë shërbim propagandës së tij dhe relativizimit të çeshtjes. Mos harroni që Edi Rama është sociopat me kartele, e ka justifikimin në xhep kurdoherë (sociopati është një person me një çrregullim personaliteti, i cili manifestohet me sjellje dhe qëndrime ekstremisht antisociale). Mos prisni empati nga Edi Rama.."
