AKTUALITET, 29 Maj 2024, 09:55

Dhunohet në ish-Bllok Sokol Mëngjesi, njëri nga avokatët e Sali Berishës

Dhunohet në ish-Bllok Sokol Mëngjesi, njëri nga avokatët e

Sokol Mëngjesi, avokati i kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha është goditur me grushte.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut, ku ai është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja e tij shëndetësore është normale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit thanë se janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.