AKTUALITET, 14 Janar 2023, 19:25

Aksident në Vlorë/ Makina del nga rruga, plagoset rëndë 25-vjeçari

Aksident në Vlorë/ Makina del nga rruga, plagoset rëndë

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vlorë-Kuç. Një makinë “Fiat Punto” me drejtues një 25-vjeçar ka dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit, i plagosur rëndë, është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë që po kryejnë hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të plota të aksidentit.

Rreth orës 18:20, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, në afërsi të fshatit Sherishtë, shtetasi E. M., rreth 25 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. 25-vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.