AKTUALITET, 24 Korrik 2022, 09:04

Dalin sot në gjyq zyrtarët e akuzuar për abuzim me tenderin, protestë te gjykata: Shkodra do shef Saimirin!

Dalin sot në gjyq zyrtarët e akuzuar për abuzim me tenderin,

Kanë mbërritur në Gjykatën e Shkodrës, efektivët e policisë të arrestuar për favorizime ne tendera. Në mesin e të arrestuarve është edhe Saimir Rustemi, ish shef i rendit Shkodër.

Raportohetse , jashtë gjykatës qytetarë të ndryshëm me postera në duar protestojnë për këtë të fundit. ” Nderoni veten!  Lironi shef Saimirin”, ” Shkodra do shef Saimirin Jo Kriminelet”, “Shef Saimiri, krenaria e policisë”, janë disa nga mesazhet.

Plot 14 persona u arrestuan në radhët e policisë së Shkodrës, efektivë dhe ish-efektivë.

Shkak për këtë janë bërë akuzat për abuzim me tenderin e rikonstruksionit të godinës së komisariatit të Malësisë së Madhe.