TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Himarës ka sekuestruar 120 çadra dhe shezlongë, si dhe ka proceduar penalisht dy shtetas të cilët kishin zënë hapësirën publike në plazh pa lejen e zakonshme.
Njoftimi:
“Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga Komisariati i Policisë Himarë në bashkëpunim me specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”, për shtetasit:
– I. S., 32 vjeç, banues në Tiranë;
– A. L., 47 vjeç, banues në Himarë.
Shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Himarë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Porto Palermo”.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.