AKTUALITET, 24 Korrik 2022, 11:09

Aksident i rëndë në Thumanë, 30-vjeçari humb njërën këmbë dhe sillet me urgjencë te Trauma, plagosen dhe dy persona të tjerë

Aksident i rëndë në Thumanë, 30-vjeçari humb

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Fushë Krujë-Milot, në afërsi të Thumanës.

Mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën katër makina, ku është plagosur rëndë 30-vjeçari Serxhio Hysa, i cili ka humbur njërën këmbë, ndërsa të lënduar janë edhe dy shtetas të tjerë.

I plagosuri është marrë nga autoambulanca e qendrës shëndetësore Fushë Krujë dhe është dërguar me urgjencë te Trauma.