AKTUALITET, 19 Qershor 2025, 15:54

Turizmi në Shqipëri/ "Albania is Calling”, trendi më i fundit i turistëve në rrjetet sociale

Turizmi në Shqipëri/ "Albania is Calling”, trendi më i

‘Albania is calling”… “Shqipëria po të thërret”, është ky trendi më i ri në rrjete sociale që ka përfshirë të rinjtë nga e gjithë bota, teksa tregojnë nisjen e udhëtimit drejt shtetit kuqezi.

Nga aeroportet, deri te marrja e rrezeve në plazhe apo ecjet në malet e Shqipërisë, të huajt po ndajnë në platformat digjitale një ftesë për të vizituar tokën e shqiponjave.

Duket se një fushatë e re virtuale ka nisur për promovimin e Shqipërisë, këtë herë nisur nga vetë të huajt. Edhe pse njihet si një vend i vogël, por që vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e të rinjve ndërkombëtarë, të cilët veç jugut zgjedhin edhe të zbulojnë edhe kulturën dhe historinë shqiptare.

Teksa janë me mijëra likes, komente dhe shpërndarje online, duke ndezur kuriozitetin e të tjerëve për ti nxitur që pushimet verore t'i kalojnë në Shqipëri.