TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka ndërruar jetë në spitalin e Milanos punëtori shqiptar, Betim Bilangu, 50 vjeç, pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur të martën në autostradën Brebemi, në zonën mes Trecella dhe Albignano.
Bilangu po drejtonte një furgon të tonazhit të rëndë, i cili u përplas me një kamion që po dilte nga një vendparkim.
Përplasja ishte e fortë dhe gjendja e tij u vlerësua kritike që në vendngjarje.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të emergjencës dhe transportimit me helikopter në spitalin Niguarda, ai ndërroi jetë pak pas mbërritjes. Viktima ishte babai i tre fëmijëve.