AKTUALITET, 19 Qershor 2025, 14:59

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident me makinë/ GJKKO merr vendimin, dënon me burg deputetin e PD

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident me makinë/ GJKKO merr

GJKKO ka shpallur fajtor deputetin e PD-së Qani Xhafa për kryerjen e  veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Togat e zeza pranuan kërkesën e SPAK për dënimin e tij në 6 muaj burg, dënim i cili përfundimisht iu konvertua në 900 mijë lekë gjobë.

Pagesa e gjobës duhet të kryhet brenda nje afati 10 ditor pasi vendimi të marrë formë të prerë.

Deputeti demokrat Qani Xhafa më 11 Mars 2023, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale”, tha SPAK ne nje njoftim te 4 muajve me pare.