AKTUALITET, 12 Gusht 2024, 10:21

Trupat speciale të Shqipërisë dhe Kosovës testojnë së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese, vëzhgohen nga Komanda e SHBA-së për Evropën

Trupat speciale të Shqipërisë dhe Kosovës testojnë

Ministri i Mbrojtes, Pirro Vengu ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës kanë testuar së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

Ai ka ndarë disa pamje nga ky moment në rrjetet sociale, ku trupat specialë të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, gjatë stërvitjes

Trupat specialë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

Gjatë stërvitjes “ValorShield24”, trupat speciale të njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese.