AKTUALITET, 31 Dhjetor 2022, 19:41

Tritol për Vitin e Ri/ Shpërthimi i dytë në banesën në Lushnjë brenda pak kohësh! Detajet e para nga policia

Tritol për Vitin e Ri/ Shpërthimi i dytë në banesën

Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot në mbrëmje në lagjen “18 tetori” në Lushnje, ku si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Sipas policisë, tritoli është hedhur në banesën e shtetases R.T., ku nga shpërthimi u dëmtuan dy automjete të parkuara aty pranë.

Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:30, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme  materiale në dy automjetet e parkuara.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.