TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arqipeshkvi, Angelo Massafra ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ish-Papa Benediktit XVI, në moshën 95-vjeçare.
Massafra tha se “besimtarët katolikë janë gjithashtu të ftuar të bashkohen në lutje, së bashku me klerin e tyre, për të shfaqur konkretisht afërsinë e tyre të dashurisë dhe besimit me Seline Apostolike”.
Reagimi:
Ipeshkvinjt e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë me dhimbje mësuan lajmin e vdekjes së Papa Emeritus, Benediktit XVI.
Ndërsa i shprehim falënderimet e tij Zotit për dhuratën që i ka bërë Kishës dhe botës me personin e tij, si një bari i urtë dhe i ndritur, që e deshi kaq shumë popullin tonë me shenja të dukshme afërsie dhe kujdesi atëror, i lartëson tek Zoti, Ati i mirë dhe i mëshirshëm dhe i lutet që ta presë në përqafimin e tij dhe t’i japë paqen e të drejtëve.
Të gjithë besimtarët katolikë janë gjithashtu të ftuar të bashkohen në lutje, së bashku me klerin e tyre, për të shfaqur konkretisht afërsinë e tyre të dashurisë dhe besimit me Seline Apostolike.
