TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjashtë persona, mes tyre dy adoleshentë, u arrestuan në zonën e Haut-Rhin në Francë pasi dyshohen se kanë kryer rreth pesëmbëdhjetë vjedhje dhe tentativa vjedhjesh në shtëpi, në një bandë të organizuar kriminale.
Individët kishin vepruar duke nisur që nga fundi i nëntorit, kryesisht në Haut-Rhin, midis Colmar dhe Mulhouse. Ata hynin në shtëpi nga dritaret apo dyert të cilat i thyenin ose i hapnin dhe vendoseshin në kërkim të parave, bizhuterive, orëve dhe pajisjeve elektronike.
Pesë prej tyre duke qenë me vendbanim në Mulhouse sollën rikuperimin e sendeve të vjedhura. Personat e arrestuar janë nga mosha 17 deri në 34 vjeç me kombësi franceze, kosovare dhe shqiptare.