AKTUALITET, 24 Maj 2024, 19:01

Tragjike në Tiranë! Vret veten me armën e shërbimit policja 21-vjeçare

Tragjike në Tiranë! Vret veten me armën e shërbimit policja

Një ngjarje e rëndë raportohet në Tiranë. 

Sipas informacioneve të para, mësohet se një efektive policie, Aldorjana Loshi,  21 vjeçe i ka dhënë fund jetës. 

Ajo është vetëvrarë në banesë, me armën e shërbimit. 

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes tragjike.

Njoftimi:

 Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën "Ali Demi", është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.