TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, bashkë më Presidenten e Republikës së Sllovenisë, Nataša Pirc Musar zhvilluan sot vizitë në qytetin e Vlorës.
Kreu i shtetit e njohu Zonjën Musar me mundësitë që Shqipëria ofron për vizitorët e huaj që kanë intereres të zbulojnë historinë, traditat, natyrën, bregdetin dhe plazhet shqiptare të Adriatikut dhe Jonit. Drejtuesit e dy shteteve së bashku me delegacionet dypalëshe vizituan Kishën e Shën Mërisë të Manastirit të Zvërnecit.
Presideti Begaj dhe Presidentja Musar, shprehën gatishmërinë për rritje të bashkëpunimit ekonomik kryesisht në fushën e turizmit si dhe nevojën për shkëmbim eksperiencash mes dy shteteve për hartmin e nismave që i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm.