TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtrimet në spitalet publike përgjatë vitit 2023 janë rritur me 11% në krahasim me vitin 2022. Sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, mbi 307 mijë pacientë u trajtuan në shërbimet me shtretër në vitin që lamë pas. Shtrimet më të larta vijojnë të mbeten te pacientët me probleme kardiologjike dhe neurologjike. Numri i pacientëve të trajtuar nga paketat e kardiologjisë për vitin 2023 arriti në 10,908. Krahasuar me vitin 2022 numri i tyre u shtua 17%.
Nga ana tjetër tendenca rritëse e shtrimeve të pacientëve në spitalet psikiatrike ka vijuar edhe përgjatë vitit 2023. Mbështetur në të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë 1,647 pacientë u trajtuan në spitalet psikiatrike, shifër kjo 10% më e lartë se në vitin 2022. Prej kohësh mjekët psikiatër në qendrat e shëndeti mendorë se pandemia ka ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve që vuajnë nga ankthi dhe depresioni.
Për mjekët psikiatër të shërbimit mjekësor, edhe ngjarja e tërmetit në vitin 2019 vijon të ketë efekt në shtimin e simptomave të ankthit.