AKTUALITET, 13 Dhjetor 2024, 13:10

Tragjike/ Humbi jetën në aksident, ja kush është 21-vjeçari, pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve

Tragjike/ Humbi jetën në aksident, ja kush është

Një aksident  i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor "Koplik-Dedaj", ku humbi jetën një 21-vjeçari Gjeto Gjonaj.

I riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar në lidhje me këtë lajm tragjik duke zbuluar se Gjeto Gjonaj, ishte pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, së bashku me stafin, janë pranë familjes Gjonaj në këtë moment të vështirë, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për këtë humbje të pazëvendësueshme.

'Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe stafi i saj shprehin ngushëllimet më të thella për humbjen e Gjeto Gjonaj, një djalë i ri dhe i talentuar, pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve.

Gjeto, i cili kishte ëndrrat e tij të mëdha për të shërbyer në sistemin e drejtësisë, ndërroi jetë në një moshë shumë të re, duke lënë pas një dhimbje të madhe tek familja dhe të afërmit e tij.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, së bashku me stafin, janë pranë familjes Gjonaj në këtë moment të vështirë, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Gjeto do të mbetet gjithmonë në zemrat tona si një simbol i përkushtimit dhe shpresës për një të ardhme më të drejtë. Do të kujtohemi gjithmonë për pasionin dhe dedikimin tënd. Lamtumirë Gjetë!