TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka dhënë sot lajmin e mirë nga Parlamenti Evropian në Bruksel se Shkodra është shpallur qyteti evropian i sportit 2025.
Beci u shpreh se “ky është një vlerësim i rëndësishëm për qytetin tonë që tashmë, veç një njohjeje ndërkombëtare, do të përfitojë nga ky bashkëpunim për përmirësimin e politikave sportive lokale, mundësinë e granteve nga Bashkimi Evropian, shkëmbimin e përvojës me qytete të tjera evropiane e mbi të gjitha gjallërimin e jetës sportive në qytet”.
Pritet që qyteti i Shkodrës të ketë një seri aktivitetesh që do ta shndërrojnë vitin e ardhshëm në një qendër të madhe kampionësh në shumë disiplina sportive.