AKTUALITET, 13 Dhjetor 2024, 12:20

Berisha, me akuza të rënda: Administrata e SHBA u angazhua të bënte grusht shteti në Shqipëri përmes Blinken

Berisha, me akuza të rënda: Administrata e SHBA u angazhua të

Sali Berisha ka ngritur sërish akuza të forta ndaj administratës Biden dhe konkretisht ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, të cilin e akuzon për grusht shteti në Shqipëri.

Sersih Berisha ka akuzuar Ameriken per grusht shteti

“Asnjë komb tjetër në histori nuk ka derdhur gjak sa kombi amerikan për lirinë e kombeve të tjera.

Asnjë komb tjetër nuk ka kontribuar në lirinë e shqiptarëve sa kombi amerikan. Por ky komb ka pasur edhe në të shkuarën e tij njollat e zeza të grushteve të shtetit. Historia tregon se rrëzimi i Mosadekut në Iran ishte një nga gabimet më të mëdha historike që u bë, dhe u rrëzua nga shërbimet e fshehta anglo-amerikane. Ky nuk është i vetmi grusht shteti.

Në Shqipëri, Sekretari i Shtetit, administrata u angazhua në një grusht shteti. Shpesh i shoh njerëzit që kur e dëgjojnë këtë fjalë, habiten. Jo, është e vërtetë kjo. Dhe prapë, një mijë herë do e shpjegoj.

Sovraniteti i një vendi është i jashtëm, ka integritetin territorial, pavarësinë. Por është edhe i brendshëm. Sovraniteti i jashtëm është shkretëtirë nëse kombet nuk kanë edhe sovranitetin e brendshëm.

Në diktaturë nuk ka sovranitet të brendshëm. Ka sovran që ka të gjithë pushtetin në duart e tij”, tha Berisha.