AKTUALITET, 13 Dhjetor 2024, 11:25

Konflikti/ Plagosja me thikë e nxënësit në Fier, mjeku: Ka marrë katër goditje në krah! Ja si paraqitet gjendja e tij

Konflikti/ Plagosja me thikë e nxënësit në Fier, mjeku: Ka

Një i mitur në Cakran të Fierit është plagosur në ambientet e gjimnazit “Mustafa Hoxha” pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore Cakran, Tonin Xhelaj, në një intervistë për mediat ka pohuar se i mituri i dëmtuar është paraqitur për ndihme mjekësore i shoqëruar nga shokët teksa ka marre 4 plagë.

Ai shtoi se i mituri është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht po merr trajtim të specializuar në Spitalin Rajonal të Fierit.

“Se si ndodhi ngjarja, unë nuk mund ta them, sepse nuk isha prezent, por ne na morën në telefon mësuesit që ka ndodhur një ngjarje, sa ngritën grupin për të shkuar në vendngjarje, personin e sollën mësuesit dhe nxënësit, shokët e vet.

Kishte pak hemorragji në krahun e majtë, dukej se ishte goditur me mjete prerëse, gjendja e pacientit ishte e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut. Është një grindje e çastit mes shokëve. Motivet nuk i di.

Ju dha ndihma këtu, ndaloi hemorragjia dhe më pas u nis për ndihmë të specializuar në spitalin Rajonal të Fierit. Ka marrë katër goditje, dy të vogla, dy pak më të mëdha, por në vlerësimin tim është jashtë rrezikut. Ishte shumë mirë, ishte koshient", tha mjeku.