AKTUALITET, 13 Dhjetor 2024, 10:58

Detaje të reja/ Sherri në shkollë: Si u përleshen nxënësit, autori kishte ardhur me thikë me vete! Njëri përfundon në spital, tjetri në polici

Detaje të reja/ Sherri në shkollë: Si u përleshen

Detaje të reja dalin nga ngjarja në Fier, ku dy nxënës u konfliktin sot në ambientet e shkollës në fshatin Çakran.

Gjatë një konflikti të çastit dy nxënësit nga 17 vjeça secili u përleshën fizikisht, ndërsa njëri prej tyre nxori thikën, duke lënë të plagosur bashkëmoshatarin e tij.

Nxënësi me iniciale Y.Xh u plagos në krah. Aktualisht ai ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekëosre.

Ndërsa autori me inicial B.D është shoqëruar në polici. Burime bëjnë me dije se autori kishte ardhur në shkollë me thikë me vete.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit të çastit , por dyshohet se ndodhi për motive të dobëta.

Shkolla në Çakran ka e roje edhe oficer sigurie dhe kjo është  hera e pare qe ndodhin konflikte te tilla në këtë  shkollë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).

Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.