AKTUALITET, 2 Tetor 2025, 12:34

Tragjike/ Aksident i rëndë rrugor në aksin Bilisht-Kapshticë, humb jetën pasagjerja

Tragjike/ Aksident i rëndë rrugor në aksin

Aksident i rëndë në aksin Bilisht-Kapshticë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme.

Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën, teksa një pasagjere ka ndërruar jetë, e identifikuar si Erjola Sinani, ndërsa një tjetër është në spitalin e Bilishtit, nën kujdesin e mjekëve.

“Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, automjeti me drejtuese shtetasen A. Sh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasja A. Sh., shtetasja E. S., 41 vjeçe”, tha policia vendore pas hetimit paraprak. 

Një tjetër u dëmtua lehtë nga përplasja. Policia po kryen veprime duke marrë nën procedim shoferët e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.