AKTUALITET, 2 Tetor 2025, 11:40

E rëndë/ Kërcënon ish-gruan dhe dy fëmijët pasi u shkon te banesa, arrestohet 47-vjeçari shqiptar, theu dhe urdhrin e gjykatës

E rëndë/ Kërcënon ish-gruan dhe dy fëmijët pasi u

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar për herë të dytë nga policia italiane, pasi akuzohet se ndërsa theu urdhrin e gjykatës, i shkoi të banesa ish-gruas së tij dhe 2 fëmijëve, duke i kërcënuar.

Ngjarja ka ndodhur në Peuxhia, kur denoncimi erdhi nga një telefonatë në sallën operative të emergjencave, që njoftonte se i dyshuari nuk kishte respektuar urdhrin për distancën.

Konkretisht, 47-vjeçari, pasi shkoi në shtëpinë e ish-gruas së tij, filloi të binte me këmbëngulje në interfonin e godinës, duke e kërcënuar se do ta thyente derën e përparme nëse ajo nuk do ta hapte.

Viktima, e frikësuar, kërkoi ndihmë nga Policia e Shtetit. Oficerët, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, zbuluan se autori ishte ende nën shtëpi.

Pasi iu afruan, e identifikuan dhe e kontrolluan, gjë që zbuloi se 47-vjeçari ishte subjekt i një urdhri paraprak, për ndalimin e kontaktit me palët e dëmtuara, konkretisht ish-gruan dhe dy fëmijët e tij, të lëshuar më 9 shtator nga gjyqtari hetues, informon media italiane.

Pas prangosjes ai u izolua në qelitë e paraburgimit dhe gjykata konfirmoi masën e arrestit me burg ndaj shqiptarit. 47-vjeçari u dërgua më pas në burgun e Perugia Capanne.