TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përsëritet tragjedia e Klosit, këtë radhë në Gramsh. Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Holtë të Gramshit, ku dyshohet se një masiv dheu është shembur pranë një hidrocentrali në ndërtim.
Sipas raportimeve, një punëtor ka humbur jetën, ndërsa kërkimet për një punëtor tjetër të humbur vazhdojnë.
Vetëm pak ditë më parë një rast i ngjashëm tragjik ndodhi në zonën e Klosit, ku pas shembjes së një masivi të kromit humbi jetën një 29-vjeçar.