TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata vendosi sot masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Ylber Jakut, për vrasjen e Reshit Sallahut.
Para togave të zeza, Jaku ka kërkuar që në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze, pasi nuk ka besim në drejtësinë shqiptare.
Avokatja e tij ka bërë me dije se ai është shtetas anglez, dhe fëmijët e gruaja e tij kanë gjithashtu shtetësi angleze.
Kujtojmë se krimi i rëndë është shënuar pasditen e 7 Majit, ku Ylber Jaku, 41 vjeç, i ka marrë jetën fqinjit të tij, Reshit Sallahu, 34 vjeç, në afërsi të shtëpisë së tij.