AKTUALITET, 10 Maj 2025, 10:05

Tentativë për blerje votash? Eksponentë të PD bllokojnë dy automjete, u gjetën 4500 dollarë, 1 mijë paund dhe tollona nafte

Tentativë për blerje votash? Eksponentë të PD bllokojnë

Eksponentë të Partisë Demokratike kanë bllokuar mbrëmjen e djeshme dy automjete në Maqellarë, në njërin prej të cilëve ishte edhe sekretari i Blendi Klosit, dhe dy persona te tjerë.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

4500 USD, 1 mijë paund dhe tollona nafte janë gjetur në makinën e biznesmenit Fiqiri Pali.

PD pretendoi për shitblerje të votës dhe kanë bllokuar automjetet deri në ardhjen e prokurorisë, që kreu më pas kontrollet.

Ndërkohë janë sekuestruar telefonat e personave në automjete.