AKTUALITET, 21 Korrik 2023, 22:46

Tragjedia në Gramsh, gjendet një nga viktimat: Ja kujt i përket

Tragjedia në Gramsh, gjendet një nga viktimat: Ja kujt i përket

Është gjetur një nga katër viktimat të cilët u mbytën pasditen e sotme në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, në Gramsh.

Mësohet se trupi që është gjetur i përket babait, Arben Zogu, 46-vjeç.

Palumbarët e RENEA-s kanë nisur kërkimet prej disa orësh dhe janë ende në kërkim të trupave të 3 viktimave të tjerë, dy vellëzerve Ruben dhe Esti Zogu dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu.