TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në brigjet italiane, ku 19-vjeçari me origjinë shqiptare, Anxhelo Cara është mbytur në det.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, teksa i riu hyri në det për të ndihmuar të dashurën e tij që po bënte banjë dhe që tregonte disa vështirësi për shkak të rrymave detare.
Ndonëse e ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë menjëherë për t’i shpëtuar jetën të riut, shqiptari nuk ia ka dalë të mbijetojë, pasi është nxjerrë pa ndjenja nga deti.