TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 70 vjeçare nga fshati Shtoj i vjetër shkon çdo ditë në Shkodër për të shitur perime. Ka ditë që vetëm paratë e transportit arrin të fitojë, ku për Panorama TV Feride Mehmeti tregon vështirësitë me të cilat përballet për të mbajtur frymën gjallë.
“Djalin e kam me nusen me 4 fëmijë, nuk ka punë të sigurtë. Çdo gjë është shtrenjtë, edhe vjelja kushton dhe nuk dalin shpenzimet. Çdo gjë është me lek, merre me mend sa fiton”.
Lodhet shumë dhe hera herës dëshpërohet, pasi fitimet janë të papërfillshme. Ka raste që as paratë e furgonit, me të cilin vjen në Shkodër dhe ikën për në fshat nuk i fiton, por nuk dorëzohet.
“Mezi punoj, tani më ka lënë dhe forca. Dal në xhade dhe me 30 kilogram. Ka pasur raste që jam kthyer vetëm me 100 lekë të vjetra në shtëpi. Nuk kam shitur dhe malli mbetet stok”, tregoi ajo.
Kjo grua e palodhur jeton me të birin, bashkëshorten e tij dhe 4 fëmijë e tyre. Vetëm ajo dhe djali punojnë. Me të ardhurat minimale që marrin të dy ushqehet e gjithë familja.