AKTUALITET, 6 Gusht 2023, 16:41

“Shkoni në Serbi, kapni kriminelët që kanë vrarë”/ Arrestimi i Dritan Goxhajt, protestuesit: Duam liri! Qeveria t’i mbrojë ata që luftuan për këto komb dhe çlirimin e Kosovës!

“Shkoni në Serbi, kapni kriminelët që kanë

Një protestë po mbahet sot kundër arrestimit te ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, ku qytetarët janë shprehur të indinjuar dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

Me thirrje drejtuar qeverisë, protestuesit thanë se politika duhet të ketë respekt për njerëzit të cilët luftuan për kombin dhe çlirimin e Kosovës, ndaj dhe duhet të kontribuojë në lirimin e Goxhajt.

“Ne kërkojmë nga qeveria respekt për ata që luftuan për atë komb dhe dhanë gjak, gjithçka për këtë ditë dhe çlirimin e Kosovës. Në vend që ti jepej bashkim kombëtar, po e lënë në burg, lufta ndaj atyre u hodh poshtë mes një kombi. Mos persekutoni njerëzit e UÇK-së, qeveria, politika të lirojnë menjëherë këta njerëz”, tha një protestues.

“Shkoni në serbi dhe kapni kriminelët serbë që kanë vrarë. Duam liri për Dritan Goxhaj”, është shprehur një qytetar tjetër.