AKTUALITET, 6 Gusht 2023, 16:14

Kundërshtojnë ekstradimin, protestë në Tiranë për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së

Kundërshtojnë ekstradimin, protestë në Tiranë për

Këtë të diel është zhvilluar protestë në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.

Goxhaj u arrestua në Tiranë më 31 korrik, për llogari të Gjykatës së Hagës. Shoqata patriotike ‘Krahët e Shqiponjës”, kanë kërkuar lirimin e Goxhajt, duke u shprehur se arrestimi i tij është i padrejtë, duke kërkuar lirimin e tij dhe mos ekstradimin.

“Shkoni në serbi dhe kapni kriminelët serbë që kanë vrarë. Duam liri për Dritan Goxhaj”, është shprehur një qytetar.