TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 30-vjeçar shqiptar me precedentë për trafik droge, i cili ishte subjekt i një urdhri dëbimi me ndalim për të hyrë në territor për të paktën 5 vite, u riarrestua nga Policia e Shtetit në Spoleto.
I riu u kap në qytet gjatë një kontrolli territorial. Oficerët vunë re një makinë, drejtuesi i të cilës pasi pa mjetin e patrullës, ndryshoi papritur drejtim.
Shqiptari paraqiti një pasaportë të vlefshme, por kontrollet e mëvonshme zbuluan se vula italiane e hyrjes nuk ishte e përputhshme me ndalimin e rihyrjes.
30-vjeçari, me një precedent penal për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, ishte dëbuar një vit më parë me një ndalim pesëvjeçar rihyrjeje. Pas procedurave standarde, ai u riarrestua dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit të stacionit lokal të policisë.
Pasi arrestimi u vërtetua nga gjyqtari i Gjykatës së Spoletos, shqiptarit iu dorëzua një urdhër i ri dëbimi. Ai u riatdhesua më pas dhe u shoqërua në kufi, me destinacion vendin tonë.