TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, shprehet skeptik për situatën politike që lidhen me marerëveshjen mes partive të mëdha për Kodin Zgjedhor dhe Reformën.
Ai tha se kjo do ishte e vështirë dhe duhej me patjetër një Kod i ri, pasi ishte i domosdoshëm. Ai komentoi marrëveshjen mes PS-PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
“Urojmë që ky komision të ketë produkt. Nëse punohet seriozisht dhe ka produkt, s’ka rëndës nëse ka apo jo nga PAA. Është Fatmiri (Mediu) perzent, i cili ka qenë kundër kodit zgjedhor. Ndaj është me rëndësi, sikur jam dhe vetë aty. Duhet të ketë produkt final selam kokrrën e namit. Jemi 30 vite që nuk biem dakord për një kod të ri zgjedhor”, theksoi ish-deputeti për News 24.
Ai tha se dhe te opozita mendojnë për interesat e vetë personale dhe kufizohen te mandatet e tyre në Kuvend.
“Le ti fshijnë partitë e vogla po nuk i duan, dhe të bëhen dy. Por duhet një kod tjetër zgjedhor, që t’i marrë parasysh të gjitha vërejtjet politike. Sa i përket raportit të OSBE/ODHIR, kjo është thënë gjithmonë. Kam 20 e ca vite që merrem me këtë punë dhe ODHIR këtë gjë ka thënë. Nëse nga opozita ka rezistencë, atëherë s’do ta lërë maxhorancën të bëjë gjëra në interes të vet. Brenda opozitës, nuk kanë shumë vota, por e shohin veten në politikë. E kam të vështirë të mendoj se do të ketë përmirësime, sidomos që të ketë ndryshime për opozitën. Njerëzit që përfaqësojnë opozitën shikojnë më shumë interesin e tyre personal. Je të 5-shja në Durrës, del deputet. Te listat e hapura le të bëjnë ç’të duan. Po pune e madhe nëse nuk bëhesh deputet, se ka shumë punë të tjera. Ke njerëz në Kuvend që kanë marrë nga 20 mijë vota dhe nuk janë më të zotët se ata që janë jashtë parlamentit”.
Por ai theksoi se opozita nuk duhet të lëshonte pe, pasi herën e fundit, kryetari për opozitën, Oerd Bylykbashi, nuk u tregua aq i fortë përballë skuadrës së Ramës.
“Nuk është e pamundur që të bëhet një kod tjetër. PD po tregon brenda gjirit të vet se nuk ka lëvizje, energji të reja. Po vazhdon me të njëjtat klishe. Bylykbashi kur e shtron çështjen te të vetët, ka vend fjala. Kurse me Ramën kjo nuk ndodh. Sali Berisha dhe këta të tjerët, duhet të vlojnë brenda vetes. Duhet të kenë njerëz me energji të reja. Do jetë Bylykbashi besoj i pari për reformën”, tha Duka.
Duka u shpreh optimist në lidhje me kandidaturat e pavarura, duke u shprehur se ato japin shpresë.
Por ai vuri theksin tek organizimi dhe përbashkimi i saj, duek ftuar të gjithë faktorin opozitar që të bëhet bashkë.
“Kandidatët nga shoqëria civile japin shpresë për opozitën. Kandidatura jashtë partive është përbashkuese. Të mblidhemi dhe të orgnizohemi, Lapaj, Shehaj e të tjerë. Unë besoj se PD ka shumë njerëz të aftë për të drejtuar Tiranën. Në kryeqytet ka shumë njerëz me bazë dhe të aftë të opozitës. Por tani partitë e opozitës duhet të kordinohen dhe të bashkohen përreth kandidaturës së Florian Binajt, të jenë të përbashkuar”, tha ai.