AKTUALITET, 22 Tetor 2025, 14:09

Tiranë/ Policia Rrugore bën bilancin e 72 orëve të fundit, 7 të arrestuar, procedohen 24 të tjerë

Tiranë/ Policia Rrugore bën bilancin e 72 orëve të fundit, 7

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë kanë publikuar bilancin e 72 orëve të fundit nga kontrollet përgjatë akseve urbane dhe interurbane.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara gjatë 72 orëve të fundit, janë arrestuar ose proceduar penalisht gjithsej 31 shtetas. Sipas njoftimit zyrtar, konkretisht:

-5 shtetas janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur;

-2 shtetas janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi;

-23 shtetas janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor;

-1 shtetas është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Tiranës thekson se kontrollet dhe prania në terren do të vijojnë me të njëjtin intensitet, si pjesë e strategjisë për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.