AKTUALITET, 22 Tetor 2025, 12:56

Aeroporti i Vlorës, Berisha 'zbulon' prapaskenat: Rama i implikuar në ngatërresën e dy aksionerëve! Pacolli doli nga zyra e kryeministrit dhe…

Aeroporti i Vlorës, Berisha 'zbulon' prapaskenat: Rama i

Sali Berisha ka reaguar lidhur me atë që e quan afera  aeroportit të Vlorës, duke deklaruar se ky projekt ka falimentuar që para se të fillojë funksionimi. Sipas tij, ndërtimi i aeroportit është realizuar mbi bazën e një korrupsioni të thellë dhe ngrehina është shembur para se të niste puna.

“Në aparencë, mediat dhe qytetarët shohin vetëm një përballje midis dy aksionerëve, dhe kjo në vetvete nuk është diçka e pazakontë,” tha Berisha. Por, shtoi ai, kjo përplasje është vetëm në sipërfaqe.

Sipas Berishës, problemi më i madh është implikimi i drejtpërdrejtë i Kryeministrit në përplasjen mes ortakëve, që sipas tij është e papranueshme dhe tregon për një krizë më të gjerë. “Kjo nuk është thjesht një mosmarrëveshje midis dy aksionerëve, por një përballje mes shtetit dhe tyre,” theksoi ai.

Berisha: Aeroporti i Vlorës falimentoi para se të fillojë funksionimi. Faktikisht, i ndërtuar mbi një korrupsion të tmerrshëm ngrehina e tij u shemb para fillimit të funksionimit.

Në aparencë mediat dhe qytetarët shofin një përballje midis dy aksionerëve dhe në këtë aspekt kjo nuk është një gjë e pazakonshme, por kjo është vetëm në aparencë.

Afera e aeroportit të Vlorës, eksplodoi tre javë më parë kur biznesmeni dhe politikani kosovar Behgjet Pacolli doli nga zyra e kryeministrit shqiptar.

Tani, që dy ortakë mund të kenë mosmarrëveshje kjo është një ndodhi e zakonshme, por që një kryeministër të implikohet në ngatërresën apo në përballje e dy ortakëve njëri me tjetrin, kjo është gjeja më e pazkaonshme.

Ky është moment, i cili flet shumë më tepër sesa të gjitha të tjerat. Pra kemi të bëjmë jo thjesht me një përballje mes dy aksionerëve, por kemi të bëjmë me një përballje mes shtetit dhe aksionereve.