AKTUALITET, 22 Prill 2025, 21:05

“Faleminderit Ilir Vrenozi”, Salianji reagon pas mesazhit të demokratit për Ramën: Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë

“Faleminderit Ilir Vrenozi”, Salianji reagon pas mesazhit të

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar demokratët e Korçës, sidomos Ilir Vrenozin, i cili me fjalën e tij bëri që të ndizet pallati i sportit në Korçë.

“Mirënjohje pa fund për demokratët e Korçës që përherë e në çdo sfidë luftojnë, përballen, vuajnë e fitojnë së bashku. Falenderim për mikun e veçantë timin dhe të çdo demokrati, Ilir Vrenozin, qëndresa, karakteri dhe burrërria e të cilit është frymëzim për çdo demokrat.

Edi Rama tentoi ta joshë, duke përdorur makinerinë e tij të rënde, po ai qendroi i pamposhtur, edhe pse pa media, pa oligarkë, pa pushtet, por vetëm me një telefon e shpirtin e tij të lirë. Vala e ngritur në atë sallë sonte, do rrezatojë gjatë në Korçë e në gjithë vendin

Forca miq, kurajo. Do të shohim bashkë me 11 Maj se pushteti i vërtetë është i qytetarëve, ndërsa sundimi që ka ngritur autokratuci do të shembet bashkë me të, siç bie një ngrehinë e korruptuar dhe e kriminalizuar, e kalbur në moral.”