AKTUALITET, 10 Maj 2025, 21:44

Berisha publikon denoncimin e “qytetarit dixhital”: Krimineli elektoral Gentian Berberi shpërndan lekë për vota me furgon policie

Berisha publikon denoncimin e “qytetarit dixhital”: Krimineli

Kreu i PD, Sali Berisha në një postim në Facebook, ka denoncuar një krim elektoral të ndodhur në Kukës.

Sipas denoncimit të qytetarit dixhital, thuhet se Gentian Berberi, një person i lidhur ngushtësisht me strukturat e policisë dhe nën akuzën e narko-komisarit, ka shpërndarë para në këmbim të votave.

Në mesazhin e qytetarit dixhital, theksohet se Berberi ka përdorur një furgon policie për të shpërndarë paratë, duke ushtruar presion mbi bizneset që të mbështesin kandidatin e PS, me udhëzimet e Edi Ramës.

Ky është një akt i dënueshëm dhe kreu i PD ka kërkuar nga organet përkatëse të marrin masa ndaj këtij krimi elektoral.