AKTUALITET, 22 Tetor 2022, 09:48

I ofendoi të dashurën në kazino dhe… Kush është 35-vjeçari që u plagos me thikë në Sarandë dhe vrasja që kreu 12 vite më parë!

I ofendoi të dashurën në kazino dhe… Kush është

Besmir Uka, 35-vjeçari që mbeti i plagosur më thikë në një lokal në Sarandë mbrëmjen e së premtes, rezulton i dënuar për një vrasje të ndodhur 12 vite më parë në qytetin bregdetar.

I riu qëlloi për vdekje me thikë Edmond Mullain në vitin 2010 pas sherri për një vajzë dhe u dënua për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes”.

Besmir Uka, në atë periudhë 23-vjeç, frekuentonte një kazino së bashku me një mik të tij në Sarandë, vend ku punonte edhe e dashura e viktimës.

Si ndodhi ngjarja

Disa ditë para krimit një mik i Besmir Ukës ka ngacmuar të dashurën e Edmond Mullait, e cila punonte në një kazino në qytetin e Sarandës, ku dy shokët shkonin për të luajtur.

Ajo ia ka treguar ngjarjen të dashurit të saj dhe Edmond Mullai, asokohe 31-vjeç, e ka takuar personin dhe ia ka bërë të qartë që nuk duhet t’ia ngacmonte të dashuren e tij, me të cilën bashkëjetonte.

Mbrëmjen e krimit, Uka ka shkuar në kazino dhe fyer vajzen (20-vjeç në atë kohë).

Ajo ka telefonuar të dashurin dhe viktima ka shkuar tek puna e saj. Pasi ka dërguar te dashuren ne shtepi, ai ka disa shokë të tij dhe eshte rikthyer ne kazino ku pasi e ka nxjerre jashte Besmir Ukën, kanë filluar të debatojnë njeri me tjetrin, që degradoi në përdorimin e dhunës fizike.

Besmir Uka ka nxjerrë thikë që mbante me vete dhe ka goditur Edmond Mullanin. Më pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes ndersa 31-vjeçari nga fshati Gjashte humbi jetën.

Besmir Uka jetonte në atë kohë me partneren e tij në një banesë në Sarandë. Ai ishte i papunë dhe dyshohej se merrej me trafik narkotikësh./Panorama/