TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës ka arrestuar shtatë shtetas, për vepra të ndryshme penale në orët e fundit. Në kërkim është shpallur një person i cili ka sulmuar me mjet prerës të fejuarën e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Gj. M., 51 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, ka goditur me mjet prerës, të fejuarën e tij 38-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, beri me dije policia.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. Gj., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– E. Ll., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe Ll. R., 57 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e alkoolit;
– L. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën;
– H. P., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, nën efektin e alkoolit, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. A.;
– N. A., 25 vjeçe, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga;
– S. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, nën efektin e alkoolit, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.