AKTUALITET, 10 Maj 2023, 10:49

Sauk, makina kundravajtje përplaset me autobusin, dy të plagosur

Sauk, makina kundravajtje përplaset me autobusin, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar në Sauk, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi (i linjës së Petrelës) me një makinë, është plagosur dy persona.

I lënduar ka mbetur i dëmtuar lehtë drejtuesi i makinës, i cili dyshohet se është bërë shkak për aksidentin dhe një pasagjer i autobusi.

Për kontroll mësohet se kanë shkuar në spital katër pasagjerë në total që ishin në autobus, dhe pas vizitës, tre prej tyre janë larguar në banesat e tyre. Aktualisht policia po heton mbi zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.05.2023, në Sauk, janë përplasur autobusi me drejtues shtetasin B. H., me automjetin me drejtues shtetasin I. A. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimore po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Nga verifikimet paraprake rezulton se drejtuesi i mjetit I.A, ka hyre kundravajtje duke i dale para autobusit urban dhe është shkaktuar aksidenti.