AKTUALITET, 9 Maj 2023, 20:31

“Rama uzurpoi të gjitha bashkitë si në asnjë vend të prapambetur të Afrikës", Meta: Më 14 maj rrëzojmë regjimin që po falimenton Shqipërinë

“Rama uzurpoi të gjitha bashkitë si në asnjë vend

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama uzurpator, të pabesë dhe qeverisjen e tij regjim.

Etiketimet erdhën pas deklaratave të Ramës gjatë një takimi të sotëm në Kavajë, ku u tha demokratëve të "flenë gjumë” të dielën.

Nga takimi përmbyllës i fushatës në Korçë, Meta tha se kjo nuk mund të ndodhë sepse demokratët e shqiptarët po presin me padurim ndryshimin.

“Rama në 4 vjet uzurpoi në mënyrën më të pabesë të gjitha bashkitë dhe këshillat bashkiake si në asnjë vend të prapambetur të Afrikës.

Edi Rama veç një orë më parë i bënte thirrje demokratëve që të dielën të flenë gjumë, por demokratët me zor e kanë pritur këto katër vite, për të rrëzuar këtë sistem komunist që falimentoi bashkinë e Kavajës e po falimenton të gjithë Shqipërinë”, tha ai.