TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kavajë, ku porositi demokratët të mos dalin më 14 maj për të votuar, por të flenë gjumë.
Vasili shkruan se ashtu siç falimentoi Bashkinë e Kavajës, Rama do që të falimentojë të gjithë Shqipërinë dhe t’ia mbathë me trastat plot me euro.
Ai bën thirrje që të gjithë të dalin në zgjedhje më 14 maj.
“Ky delenxhi e falimentoi Bashkinë e Kavajës, për herë të parë në 120 vjet!
Tani do që të falimentojë të gjithë Shqipërinë dhe pastaj t’ia mbathë në ndonjë ishull me trastat plot me euro.
Ndaj dilni të gjithë në zgjedhje, në Kavajë dhe në gjithë Shqipërinë dhe prishjani gjumin këtij mendjethartuarit.
Se ky e ka mortje, ky mbushet i tëri nga vota e lirë!”, shkruan Vasili.