AKTUALITET, 10 Maj 2023, 08:44

Mbytet peshkarexha në ujërat e Adriatikut, shpëtohen tre peshkatarët

Mbytet peshkarexha në ujërat e Adriatikut, shpëtohen tre

Tre peshkatarë janë shpëtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi kishin mbetur në det të hapur.

Kjo për shkak se mjeti me të cilin lundronin u dëmtua si pasojë e goditjes së një trageti të linjës së Barit në brigjet e Durrësit.

Mësohet se peshkatarët e mbetur në det të hapur ishin Klajdi Kapxhiu, Selim Agasi dhe Muhamed, një shtetas egjiptian. Ata janë nxjerrë në breg nga forcat e policisë detare dhe raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.