LIFESTYLE, 20 Qershor 2024, 13:51

Tifozja më e veçantë e Jasir Asanit, e dashura e futbollistit merr gjithë vëmendjen në Hamburg

Tifozja më e veçantë e Jasir Asanit, e dashura e futbollistit

Kroacia e Shqipëria u përballën në një ndeshje të fortë në qytetin e Hamburgut, në “Volksparkstadion”, në kuadër të Euro2024. Ndeshja përfundoi me shifrat 2-2, duke i dhuruar Kombëtares pikën e parë në këtë Europian.

Si në çdo përballje të kuqezinjve, tifozeria ishte e flaktë, por shumë speciale ishte për Jasir Asanin, i cili mundësoi golin e parë në përballjen e djeshme me pasimin për Laçin.

Partnerja e tij Giota, ishte në shkallët e stadiumit duke u bërë edhe mbështetja më e madhe e futbollistit.

Siç kanë treguar vetë çifti, njohja e tyre ka nisur në Instagram dhe lidhja është konsoliduar e tani Asani dhe Giota e shohin veten me fëmijë, në një të ardhme të afërt.

Kujtojmë se Asani u bë viral ditën e djeshme në mediat ndërkombëtare, falë atleteve “fatsjellëse” me Super Marion. Dizanji unik i tyre mori fokusin e kamerave në Euro 2024 dhe u shpërndanë masivisht në rrjet.

Tifozja më e veçantë e Jasir Asanit, e dashura e futbollistit

Tifozja më e veçantë e Jasir Asanit, e dashura e futbollistit

Tifozja më e veçantë e Jasir Asanit, e dashura e futbollistit