TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me mijëra koncerte në të gjitha anët e botës, me mijëra peripeci e histori për të rrëfyer gjatë një jete të gjatë në skenë, këngëtari i njohur shkodran, Bujar Qamili, ka shumë për të treguar. Në fakt, nuk di nga t’ia fillojë. Por këtë pasdite në “S’e luan Topi”, Bujari u ndal te një periudhë e vështirë e jetës së tij, tek më e tmerrshma, siç e konsideroi ai.
Mirënjohës për jetën që gëzon sot, falë mjekëve dhe njerëzve të dashur që nuk e lanë të ikte nga kjo botë, Bujari tregon se gjithçka që mban mend nga periudha më e errët e jetës së tij është vetëm katër ditë. Fatmirësisht, gjithçka tjetër e kanë përjetuar ata, njerëzit më të afërt, sidomos djali.
“Kam qenë 21 ditë në koma. Kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës sime. Të jem i sinqertë, përveçse 4 ditët e para, kur e mora Covid-in Shqipëri, asgjë tjetër nuk di çfarë ka ndodhur. Ika në Bergamo, atje isha i shtruar. Kur e mora veten, pas 21 ditëve, të rrija apo të ikja, më duket se i madhi Zot më tha rri edhe pak, se duhesh edhe pak. Gjëja më e bukur ka qenë kur e kam pyetur djalin, sepse ai për mua ka qenë shpëtimtar, pas 21 ditëve, ai më tha një fjalë: “Bush, kaloi kjo punë, veçse diçka është gjëja më e mirë që ka kaluar, s’ke ditur gjë se çfarë është bërë. Unë që kam ndenjur aty dhe mjekët italianë e dimë se çfarë ka ndodhur...”
Duke i shprehur edhe një herë tjetër mirënjohjen të birit, Bujari tregoi se shikonte një dritë bezhë, perde ishte, siç e specifikoi ai. Pas kësaj, iu hakërrye të birit pse e kishte lënë aty akoma, por sërish i biri ia ktheu: “Kur të bëhesh më mirë, i shohim...”
Kaloi ajo periudhë, tani gëzon shëndet të plotë dhe është gjithmonë gati për të kënaqur publikun me këngët e tij.