LIFESTYLE, 17 Qershor 2024, 11:30

U bënë prindër të një vajze, Mariza Ikonomi publikon foton e parë krah partnerit! Ja dedikimi që i kushton

U bënë prindër të një vajze, Mariza Ikonomi publikon

Këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi dhe partneri i saj, Blendi Greço pak muaj më parë u bënë prindër të një vajze.

Artistja mbajti të fshehtë si lidhjen e saj të dashurisë ashtu edhe shtatzëninë.

Ndërsa në Ditën e Babait, këngëtarja Mariza Ikonomi ka publikuar foton e parë krah partnerit.

“Gëzuar ditën e babait, partneri im i përjetshëm në krimin (prindëror)!

Gezuar babin me te mire !!!”, shkruan ajo, krahas imazhit bardh e zi.

U bënë prindër të një vajze, Mariza Ikonomi publikon

Artisja, e cila është mjaft e rezervuar sa i përket jetës personale, në nëntor 2023 zbuloi se ishte bërë nënë.

Ajo postoi imazhet me vogëlushen e saj në krah në maternitet dhe shkroi: “Dhe vjen nje dite qe Zoti te dhuron gjithe Boten dhe e vendos ate ne duart e tua! 

Melodia e jetes e sime! MELODY IKONOMI GREÇO! Blendi Greco me dhe gjithe forcen dhe gezimin e kesaj Bote! Te dua”.

U bënë prindër të një vajze, Mariza Ikonomi publikon