TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Momente kaosi në Elbasan gjatë ndeshjes së ekipit vendas ndaj Vorës, në sfidën e vlefshme për javën e 7 të Superiores.
Pak momente pasi Vora shënoi golin e barazimit, nga tribunat nisën fyerjet në kor mes dy tifozerive. Dhe tifozët vendas, vendosën të sulmonin mbështetësit e ekipit udhëtues në tribunën e tyre.
Kështu, një grup jo i vogël tifozësh kapërcyen ndarëset e stadiumit dhe shkuan të përlesheshin në tribunën kundërshtare, duke gjuajtur me sende të forta.
U desh ndërhyrja e forcave të rendit dhe thirrje të vazhdueshme me altoparlantët e stadiumit që situata të qetësohej disi, ndonëse sharjet në kor nuk munguan as në vijimin e ndeshjes.
Në Elbasan Arena, Vora triumfoi me përmbysje 1-2 ndaj Elbasanit. Vendasit shënuan të parët me Kristi Qosen, në fillimin e pjesës së dytë. Mysafirët reaguan dhe vendosën ekuilibrat me Dakën, ndërsa përmbysja e madhe për Vorën erdhi nga Karrica.