TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj i ka bërë thirrje presidentit të Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani të nderojnë me urdhrin më të lartë 4 udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Haklaj tha se po ashtu, do t’i propozojë dhe Këshillit Kombëtar të Malit të Zi dhe atyre në Preshevë, me qëllim që t’i tregohet botës mbarë se jemi një komb.
“Dua t’ju bëj një propozim publik se përveç thirrjeve duhen dhe akte.
I propozoj publikisht presidentit Begaj që djemtë që ndodhen në Hagë të nderohen me urdhrin e Flamurit. I propozoj presidentes Vjosa Osmani ti nderojë me titullin më të lartë, të drejtë që ja jep Kushtetuta, gjithashtu dhe Këshillit Kombëtar të Malit të Zi dhe Këshillit Kombëtar të Preshevës”, tha Haklaj.